Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se do të ishte më së miri sikur presidenti amerikan Donald Trump të mos kyçet në zgjedhjet e ardhshme në Britani të Madhe.
Trump do të vijë në Londër në kuadër të samitit të NATO-s javën e ardhshme.
“Ajo që ne e bëjmë tradicionalisht si aleatë dhe miq është që të kyçemi në fushatat parazgjedhore të njërit tjetrit”, ka thënë Johnson, Partia Konservative e të cilit është duke udhëhequr në sondazhet para zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Trump, në një mënyrë, tashmë është kyçur në zgjedhje, duke thënë se lideri opozitar i Partisë Laburiste Jeremy Corbyn do të jetë “i keq” për Britaninë dhe se Johnson duhet të bëjë aleancë me liderin e partisë Brexit Nigel Farage.
Corbyn e shfrytëzoi lavdërimin të cilin Trumpi ia bëri Johnsonit si një prej mesazheve kryesore për sulm kundër konservativëve, duke thënë se ata pjesët e shërbimit shtetëror të shëndetësisë do t’ia shesin ndërmarrjeve amerikane pas Brexitit nëse fitojnë në zgjedhje./Insajderi.com.