Johny Deep tregon se si bashkëshortja ia kishte fikur cigaren në fytyrë

Johny Deep tregon se si bashkëshortja ia kishte fikur cigaren në fytyrë

Johnny Depp dhe Amber Heard duket se akoma nuk kanë mbaruar punë me njëri-tjetrin.

Ylli botëror ka bërë një kërkesë të re kundër Heard, duke pretenduar se ajo ia fiku një cigare në fytyrë gjatë grindjes së tyre në vitin 2015.

Kjo e fundit nuk është dakord me akuzën dhe përmes avokatit shprehet se,“Është e gjitha një sajesë”.

 “The Blast” është shfaqur një fotografi e aktorit, i cili është i shtrirë në barrel dhe sipas avokatëve është shenjë e lënë nga fikja e cigares.

Nga ana tjetër, Depp shton se Amber është përpjekur të sulmojë Johnnyn në vitin 2015, pas rikthimit nga një udhëtim në Australi, ku në fillim e qëlloi me një shishe e më pas ia fiku cigaren në fytyrë.

Ky imazh është pjesë e dokumenteve që aktori ka paraqitur në gjyq kundër gruas, e cila abuzoi me të edhe disa herë të tjera.