Jolie: Shpresoj të jetoj më gjatë për shkak të këtij vendimi

Aktorja Angelina Jolie shkroi në esenë e saj të fundit për revistën Time rreth kancerit të gjirit me të cilin ishin përballur nëna, tezja dhe gjyshja e saj, si dhe cilat masa parandaluese ka ndërmarrë për të shpresuar se do të jetojë më gjatë.

Jolie: Shpresoj të jetoj më gjatë për shkak të këtij vendimi

“Ndjej që me këtë procedurë, unë kam rritur aftësinë për të jetuar më gjatë, dhe për t’i parë fëmijët e mi të rriten dhe të takojë nipërit e mi një ditë”, shkruan ajo për vendimin për t’i nënshtruar një mastektomie, më saktësisht kirurgjie për të parandaluar kancerin e gjirit.

Angelina vendosi të ndërmarrë këtë hap pasi zbulimet treguan se ajo mbante gjenin BRCA1, transmeton KosovaPress.

Por ky nuk është operacioni i vetëm në jetën e aktores së famshme.

Në fakt, ajo i kishte hequr vezoret dhe tubat fallopiane disa vjet më parë, dhe këto lëvizje u frymëzuan nga vdekja e parakohshme e gjyshes, tezes dhe më pas edhe të nënës së saj.

“Shpresoj të jetoj për aq kohë sa të jem me fëmijët e mi. Kam jetuar pa nënën time për më shumë se një dekadë, e cila takoi vetëm disa nga nipërit e saj, në një kohë kur ishte shumë e sëmurë për të luajtur me ta. Unë e di se ata do të ishin shumë më të pasur nëse do të kishin pasur mundësinë ta njihnin më mirë dhe të shijonin dashurinë e saj. Nëna ime luftoi me kancer për më shumë se një dekadë dhe arriti të ‘50-at, dhe gjyshja ime vdiq në të ‘40-at. Shpresoj që jeta ime të më lejojë të jetoj më gjatë”, shkruan Jolie.