
Jonida Maliqi, është njëra nga aktoret e së fundmi edhe moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Bujë të madhe bëri edhe lidhja e saj me aktorin Besnik Krapi, të cilët do të martohen në shtator të këtij viti.
Një koment i moderators së fundmi duket të ketë sjellë paqartësi në atë se ku do të qëndroj pas martesës.
“E diela me Nikin në Prishtinën timë”, kishte shkruar ajo.
Të gjithëve u ka tërhequr komenti i moderatorit Ermal Mamaqi i cili shkruan asaj: “Prishtina është e Besnikut. Ti e ke Tiranën. Mos e lësho vete…”, por me përgjigjen e Jonidës ka lënë të kuptohet se do të zhvendoset në Kosovë me partnerin e saj.
“I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështuqë tani e di ku më gjen”, ka përfunduar ajo.