Jordyn Woods kapet mat sërish me ish të dashurin e Khloe Kardashian

Jordyn Woods kapet mat sërish me ish të dashurin e Khloe Kardashian

Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson.

Pas skandalit me Tristan, ajo  menjëherë  shkëputi të gjitha marrëdhëniet me familjen Kardashian.

Së fundmi ajo është parë në një lokal nate me ish të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.

Në një video të publikuar së fundmi nga “TMZ” shihet se dyshja ka qenë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kërcimi i Jordyn ka rënë shumë në sy.

Ajo i ka dhuruar James një kërcim provokues dhe pas përfundimit të festës janë larguar së bashku, sipas TMZ.