Jose Mourinho thumbon Bruno Fernades dhe referimin në Angli

Jose Mourinho thumbon Bruno Fernades dhe referimin në Angli

Ish trajneri i Manchester United, aktualisht trajneri i Tottenham, ka komentuar formën e lartë të treguar nga Bruno Fernades, që nga koha e transferimit të tij tek United.

“Fernandes vjen nga një vend që unë e njoh shumë mirë (që të dy nga Portugalia)”, ka thënë Mourinho. Bruno kaloi te United, u tregua lojtar shumë i rëndësishme dhe ka treguar se është një gjuajtës i mirë i penalltive. Nëse ai do t’i gjuante 20 penallti, nuk do të dështonte në asnjë, andaj edhe është i mirë në këtë punë” tha Jose Mourinho, raporton Insajderi.

Jose Mourinho ka qenë kritik ndaj teknologjisë VAR, pasi United ka përfituar nga VAR, duke ju akorduar 14 penallti gjatë gjithë sezonit, numër rekord i arritur nga ndonjë klub.

Kujtojmë se Mourinho më parë kishte deklaruar se nuk do ta ndërronte asnjë nga lojtarët e tij, me Bruno Fernandes./Insajderi.com.