Jose Murinho i frustruar me humbjen nga Antwerp

Jose Murinho i frustruar me humbjen nga Antwerp

Ekipi nga Belgjika, Antwerp, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke e mposhtur ekipin e Jose Mourinhos, Tottenham Hotsupur, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Jose Mourinho, ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shihet i mërzitur në autobusin e klubit dhe ka shkruar “Performaca e keqe meriton rezultat të keq – shpresoj që të gjithë në këtë autobus janë të frustruar po aq sa unë”, ka shkruar Mourinho, transmeton Insajderi.

Tottenahm Hotspur, ka mbledhur tri pikë nga dy ndeshjet e para të grupit, duke zënë vendin e dytë pas Antwerp, që kanë gjashtë pikë nga dy ndeshje./Insajderi.com.