Joshua detyrohet të përballet me këtë boksier

Joshua detyrohet të përballet me këtë boksier

Anthony Joshua do të përballet me pretendentin për titullin e kampionit në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBF), Kubrat Pulev – duke lënë rivalin për titullin në WBO, Oleksandr Usyk, të presë deri në fund të 2020-s.

Pasi AJ riktheu titujt e tij të shtunën me fitoren ndaj Andy Ruizit, britanikut i është kërkuar menjëherë të përballet për dy brezat me rivalët. Presidenti i Organizatës Botërore të Boksit (WBO), Francisco Varcarcel, njoftoi se Joshua ka 180 ditë për të mbrojtur titullin e tij ndaj Usykut. Më shumë në Insport.