Anthony Joshua e Jarrell ‘Big Baby’ Miller do të takohen këtë pasdite, për herë të parë që prej kur u zyrtarizua dueli mes tyre.
Më 1 qershor, Joshua e Milleri do të duelojnë në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut, përcjell Insporti
Të dy boksierët, verën e kaluar e kishin pasur konfrontimin e parë direkt, kur Joshua po promovonte meçin e tij me Povetkinin.
Në eventin e ‘DAZN’, Joshua e Miller gati sa nuk ishin përleshur fizikisht, kur boksieri amerikan e kishte provokuar britanikun gjatë fjalimit të tij.
Video: Incidenti mes Joshuas e Millerit në takimin e parë të tyre