Labinot Tahiri thotë se nuk ka arsye për të festuar Vitin e Ri – nesër dorëzon pasaportën e Kosovës

Labinot Tahiri thotë se nuk ka arsye për të festuar Vitin e Ri – nesër dorëzon pasaportën e Kosovës

Deputeti i Kuvendit tëKosovës, Labinot Tahiri ka thënë se nuk ka arsye për të festuar sonte Vitin e Ri, teksa ka treguar se nesër, së bashku me familjen e tij, do t’i dorëzojnë pasaportat e Kosovës në shenjë solidarizimi me qytetarët që ende nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se nuk mund t’i shoh qytetarët e Kosovës duke pritur para ambasadave me orë të tëra.

“Qytetarë ju festoni se e meritoni, por unë nuk kam ndonje arsye për të festuar derisa e njoh dhe e ndjej dëshpërimin tuaj që nuk e perjetuat edhe këtë vit Liberalizimin e Vizave!”, ka shkruar Tahiri. “U bëj thirje e gjithë klases politike, të qëndrojmë të mbyllur që të na sheh e gjith Bota se jemi të izoluar padrejtesisht.”

“Nesër në Aeroportin ADEM JASHARI , në ora 12:30, e dorëzojë Pasaporten time me Viza Shengen dhe ate Amerikane, të cilat nuk i kam marrur nga pozita e Politikanit.  Me këtë gjest, edhe pse është në pyetje mirëqenja dhe sigurimi i të ardhurave për familjen time, unë kam vendosur ta bëj këtë hap, qoft edhe i gabuar apo i kushtueshem për familjen time”, ka thënë Tahiri.

“Si Deputet i Kuvendit të Kosoves, izolohem tërsisht së bashku me familje dhe me qytetarët e mi duke mos dalur më në Evropë!”, ka përfunduar deputeti i AKR-së. /Insajderi.com