“Ju jeni plehra, na keni pushtuar për 500 vjet” ‘nxehet’ debati kundër memoralit turk në Shqipëri

“Ju jeni plehra, na keni pushtuar për 500 vjet” ‘nxehet’ debati kundër memoralit turk në Shqipëri

Disa ditë më parë qindra qytetarë shqiptarë dolën në protestë tek kodrat e Liqenit Artificial kundër memorialit turk.

Memoriali i vendosur në përkujtim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, ka ngjallur debate dhe revolta nga ana e shoqërisë shqiptare, e cila e konsideron një provokim të fortë.

“Nuk e kuptoj përse Veliaj ka sjellë sot policinë. Kjo plehra që kanë vendosur sot këtu, do të hiqet një orë e më parë. Duan apo nuk duan, këtë gjë ta marrë vesh edhe ambasadori turk. Ne jemi për miqësi me Turqinë, për miqësi nga halli me ju, edhe pse këta nuk kanë qenë asnjëherë miqtë tanë, pasi na kanë shkelur dhe shtypur. Na pushtuan për 500 vjet.

Në vitin 1747 osmanët nxorën një vendim për të ndalur gjuhën shqipe, në bashkëpunim me grekët në Stamboll. Praktikisht janë armiqtë tanë më të egër popullorë. Kjo qeveri nuk po investon për nevojat bazike të popullit dhe shkon e investon për një gjë të tillë.

Ne nuk na bashkon asnjë gjë më ju” tha avokati Zaçe Islami.