“Ju jeni shkije” – britma, sharje dhe fyerje nga i dënuari i ‘Syrit të Popullit’

“Ju jeni shkije” – britma, sharje dhe fyerje nga i dënuari i ‘Syrit të Popullit’

I dënuari me 12 vjet burgim për rastin “Syri i Popullit”, Avni Llumnica, ka reaguar ashpër në seancën gjyqësore ku u shpall akgjykimi kundër tij dhe të akuzuarve të tjerë lidhur me rastin.

Llumnica e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. I ka quajtur “tradhtarë” dhe “shkije” gjyqtarët që shpallën atë fajtor.

“Tradhti, tradhti… Bijtë e shkijeve jeni. Shkije jeni ju. Nuk keni dashtë me zbulu të vërtetën. Bijtë e shkijeve janë këta”, ka thënë me zë të lartë Llumnica.

Avni Llumnica për veprën penale të hakmarrjes është dënuar me 3 vjet burg, për dhunim 1 vit, kurse për shkak të veprave terroriste 10 vjet burg, kurse më pas ndaj tij është shpallur dënim unik prej 12 vjetësh burgim.

Atij do t’i llogaritet edhe koha në paraburgim dhe i konfiskohet vetura “BMW”, me targa te huaja.

Për vepra penale terroriste, Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burg, kurse për të njëjtën vepër penale, i akuzuari Ragip Sallova është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Rexhep Topllana është dënuar me 2 vjet.
Video nga Betimi për Drejtësi:

41 vite burg për të akuzuarit e “Syri i Popullit”

"Ju jeni shkije" – shikojeni se si Avni Llumnica reagon në momentin që dënohet me 12 vjet burgim për rastin "Syri i Popullit"

Gepostet von Insajderi am Mittwoch, 22. Januar 2020