Ju ka munguar Messi? Sonte luan nga ora 22:00

Ju ka munguar Messi? Sonte luan nga ora 22:00

Ata që ja duan emrin dhe lojë, do të mund ta shohin sonte në aksion futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi.

Blaugranët do të tentojnë ta mbajnë pozitën e parë në tabelën e La Liga, e kjo gjë nuk duke të jetë e vështirë, të paktën në letër, për ndeshjen e xhiros 28-të në udhëtim te ekipi Mallorca.

Skuadra vendëse, pozicionohet e 18-ta në tabelë me vetëm 25 pikë nga 27 ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Barça ka 18 fitore, katër barazime e pesë humbje deri tash. Me 58 pikë është lider, ndërsa ka edhe sulmin më të mirë në kampionat me 63 gola të shënuar.

Futbollistët e Barcelona që nuk do të luajnë janë Dembele për shkak të lëndimit dhe Lenglet për shkak të kartonëve.

Ndeshja zhvillohet nga ora 22:00.


Insajderi.com