“Ju na tradhtuat, jo ne”, Gastronomët thirrje Vitisë për lehtësim të masave

“Ju na tradhtuat, jo ne”, Gastronomët thirrje Vitisë për lehtësim të masave

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, tha të hënën se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka tradhtuar, njofton Insajderi.

Një ditë para mbajtjes së protestës para objektit të Qeverisë, Kllokoqi sërish i kërkoi Vitisë që t’i lirojë masat kundër Coronavirusit.

Ai shtoi se “nuk është protestë me e ndërru qeverinë”, por do të dalin në shenjë pakënaqësie “që e kemi edhe me të drejtë kushtetuese”.

“Masat nuk ua pranojmë më, me i lëshu veç për fushatë politike, MASAT LËSHONI SOT kur jemi në prag të verës, kur jemi me 1% raste në ditë, kur po e presim Diasporën”.

“Ministër, kemi bërë deklaratë të përbashkët që nëse rastet bien orari zgjatet, masat lehtësohen e plani për verën përgatitet. JU NA TRADHTUAT, JO NE. Ne jemi prapa edhe me vaksinim, shkaku juaj, jo i yni. O Çelma verën, o e çelem vet”, shkroi Kllokoqi në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com