Shkruan: Zuhdi  Hajzeri

Ju tregoj si i “rekrutoj” dhe si i “përdori” ISIS-i imamët dhe hoxhallarët (selefistë) vehabistë shqiptar

Ju tregoj si i “rekrutoj” dhe si i “përdori” ISIS-i imamët dhe hoxhallarët (selefistë) vehabistë shqiptar

Kokat e ISIS-it janë këta emra:

El Haxh El Bekri

EzZarkawi

Ebu AmrEl Bagdadi (i vrarë në Korrik 2010)

Ebu BekrEl Bagdadi ( Emri i vërtetë – Ibrahim AwadElBedrij)

Ebu AlijElEnbari – ushtarak

MazinNehiri (emri i vërtetë – Ebu Sifa Err Rrufaij)- ushtarak

Ebu AlijElBejlawi- ushtarak

Me të gjithë këta kontaktoi El Haxh El Bekri pas vdekjes sëZarkawit me të cilin ishte shumë i afërt në grupin “ EtTewhiid vel Xhihad”  pastaj në Al Kaida e pastaj  në krijimin e ISIS qëEl Haxh El Bekri ishte Shefi real i ISIS dhe i cili u vra në vitin 2013, El Bekri kishte nevojë për një person fetar siç ishte ElBagdadij pas vrasjes sëZarkawit, sepse ElBagdadij ishte fetar dhe ligjëronte nëpër xhami në qytetin e Falluxhas.

Pas bashkimit të tre krahëve ushtarakëve (“ Ebu AlijElEnbari,MazinNehiri dhe Ebu AlijElBejlawi)   u caktua emri ISIS, organizatë kjo që Haxh El Bekri kishte filluar projektimin dhe ndërtimin e saj që nga viti 2003 duke krijuar të gjitha drejtoritë dhe çdo detal, dhe tani kishte nevojë kjo organizatë për njerëz dhe mbështetje.

Ebu Beker El Bagdadi edhe pse kishte lidhje me imamë dhe hoxhallarë në Irak ai filloj intenzivisht të krijoj lidhje dhe kontakte edhe me imamë e hoxhallarë Selefist ( vehabistë) edhe në Siri, Arabin Saudite, Jordani, Emirate dhe vende të tjera arabe kudo, ai i cili ishte në krye të drejtorisë “Sigurim dhe Inteligjencë” ishte  MazinNehiirij i cili filloj me 20 persona pastaj 100 e pastaj u zgjerua në 200 persona, Haxh El bekri në vitin 2010 udhëtoj në Siri për ti vendos kontaktet dhe organizimet e para atje me ushtarak tëSadamit që punonin atje dhe nga atje erdhi Ebu Muhamed ElAdnanij me 50 persona.

Tani ishte koha të aplikonte strategjinë Haxh El Bekri për ndihmën dhe përkrahjen financiare të organizatës që kishte ndërtuar (ISIS), prandaj filluan vendosjen e taksave në Irak që në vitin 2010 ndaj:

Kompanive të Naftës arabe dhe të huaja që punonin me qeverinë Irakiane.

Rrëmbimi i pasurive

Vendosja e tatimeve ndaj Shiave në pjesët që kontrollonin ata dhe duke ua rrëmbyer pasurit e tyre.

FETFAT ( Verdiktet Fetare )

Tani organizata ISIS erdhi në fazën kur i duhej përkrahja e fetarëve, imamëve dhe hoxhallarëve kudo në botë për shtrirjen, përhapjen dhe fuqizimin e organizatës, dhe në vitin 2010 një numër i Imamëve dhe hoxhallarë e dijetarë selefiste vehabistë e kishin vizituar fshehurazi El Bagdadin në Irak, aty në atë takim ai kërkoj që të fusin në përdorim imamët vehabistë kudo gjenden ata duke fol për Xhihadin për luftën për padrejtësitë kinse kundër myslimanëve, të flasin për vlerën e Khalifatit në Islam, të flasin për bashkimin e myslimanëve në një Khalif, prandaj për tu realizuar kjo duhej përdor interneti dhe iu dha urdhër që të përdoren rrjetet sociale facebook, tweeter dhe grupe të tjera të mbyllura në rrjete sociale.

Imamët vehabistë që e takuan fshehurazi u kthyen në vendet e tyre dhe filluan me ligjërata përmes të cilave u diktua diskursi fetar gjithandej botës,  mendohet se Imamët shqiptarë që udhëtonin  në Arabin Saudite në Mekke për Umre dhe Haxh apo vizita tjera aty takonin imamët që kishin qenë në takim me Ebu Beker El Bagdadin ( sipas disa mendimeve imamët shqiptar mund te mos kenë qenë në dijeni se ata imamë arab nga të cilët kishin mësuar dhe po i drejtonin çka me fol dhe si me vepruar kishin qenë në takim të fshehur me shefin e ISIS-it), kishte edhe nga ata Arab që vinin në Kosovë në emër të trajnimeve dhe profesor llakut, imamët në trojet shqiptare sigurisht se janë të lidhur me vendet ku kanë studiuar dhe me imamët tek të cilët kishin mësuar në vendet arabe prandaj imamët këtu i zbatuan me përpikëri urdhrat e El Bagdadit të komunikuara deri tek imamët vehabistë përmes mësuesve të tyre në vendet arabe që ishin në takim të fshehur me El Bagdadin në Irak në vitin 2010,   edhe në trojet shqiptare filluan ligjërata gjithandej në vitin 2010 të ligjëroheshin tema të caktuara sipas planit dhe të porositura dhe shpërndara  nga El Bagdadi, e që kishin arrit deri në trojet shqiptare, e që ka pas raste kur edhe në qytete të Kosovës janë shpërnda deklarata dhe ligjërata për të ia dhen besën Khalifit, filluan ligjërata gjithandej fillimish në emër të largimit të Asadit nga pushteti, pastaj në përkrahje të protestave në Siri, pastaj filluan ndihma në emër të asaj për ndihmë refugjatëve, e pastaj filloj shenjtërimi i atyre tokave.

Nga këtu filloj edhe mbledhja e parave edhe tek shqiptarët ne Evropë nga Imamë shqiptarë kinse për refugjatët, pastaj filluan vajtimet në ligjërimet e ditës së Premte në Xhami ligjërata të cilat nxitën dhe preken ndjenjat e shqiptarve, dhe krejt kjo kulmoj me shfaqjen e “Melaqeve” që i  kishte dërguar Zoti sipas imamëve vehabistë kundër Asadit e pas kësaj filluan frazat në emër të Profetit Muhamed : “Mësyjani Shamit”, të gjitha këto ishin ligjërata të Ebu Beker El Bagdadit që kishin arritur deri tek ne në trojet shqiptare e këto ishin shkruar dhe rregulluar nga vet El Bagdadi, por çudia është se imamëve vehabistë iu dështuan “Melaqet”, ra Shteti Islam (ISIS-i), ra Khalifi, ranë të gjithë, e Asadi mbeti aty ku ishte.

Tani këta imam a nuk ishin shërbëtor të Ebu Beker El Bagdadit?

Zuhdi  Hajzeri

ECCI

Qendra Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës  Gjermani& Holandë