Juli dhe Genti pajtohen dhe rikthehen grup në ekran pas shumë vitesh

Juli dhe Genti pajtohen dhe rikthehen grup në ekran pas shumë vitesh

Një lajm i mirë na vjen nga dyshja Gent Zenelaj dhe Jul Deda.

Ish-kolegët dhe ish-shokët kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të pajtohen.

Duket se pas zënkës së bujshme, ata kanë vendosur të lënë gjithçka pas krahëve dhe të rikthejnë SHBLSH, grupin e famshëm të aktorëve i njohur në fillimet e “Portokalli”.

Ata do të rikthen në një spektakël humori dhe këtë herë në “Klanifornia”.

“Sa i lumtur jam për këtë moment. Sërish bashkë vetëm në ‘Klanifornia’. ‘Shblsh’ po kthehen”, ka shkruar Hysko krah postimit ku shfaqen aktorët e njohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi së bashku.