Assange u strehua në ambasadë 7 vjet më parë për ta shm" />

Julian Assange arrestohet në Londër

Julian Assange arrestohet në Londër

Bashkëthemeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, shkraun BBC, përcjell Inasjderi.

Assange u strehua në ambasadë 7 vjet më parë për ta shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me një rast të sulmit seksual.

Policia Metropolitane tha se ai është në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Policia ka njoftuar se Assange është arrestuar për mos dorëzimin në gjykatë.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno tha se e tërhoqi azilin e Asangeit pas shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

Por “WikiLeaks” ka shkruar në Twitter se Ekuadori kishte vepruar në mënyrë të paligjshme në përfundimin e azilit politik të Assange “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Sekretari i brendshëm, Sajid Javid shkroi: “Unë mund të konfirmoj se Julian Assange është tani në paraburgim dhe me të drejtë përballet me drejtësinë në Britani të Madhe.”

“Unë do të doja të falënderoja Ekuadorin për bashkëpunimin e saj dhe Policinë për profesionalizmin e tyre. Askush nuk është mbi ligjin”.

Assange, 47 vjeç, kishte refuzuar të largohej nga ambasada, duke pretenduar nëse ai do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u marrur në pyetje për aktivitetet e “WikiLeaks”.