fbpx

Juncker: BE shkon tutje përkundër problemeve rreth Brexitit

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude-Juncker ka bërë thirrje për Bashkimin Evropian të vazhdojë më tutje dhe të mos lejojë që Brexiti ta frenojë.

Juncker: BE shkon tutje përkundër problemeve rreth Brexitit

Në seancën plenare në Strasburg, të fundit para zgjidhjeve evropiane në fund të majit, Juncker i ka thënë eurodeputetëve se nuk mendon për shtyrjen e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas afatit të ri të caktuar për 31 tetor.

“Brexit nuk është ardhmëri për BE”, ka thënë Juncker.

Juncker ka folur për sfidat e Bashkimit Evropian në muajt e ardhshme siç është lidhja e marrëveshjeve tregtare, emërimi i udhëheqësve të rinj të institucioneve apo debat për buxhet për periudhën 2021-2027.

“Kjo është më me rëndësi sesa problemet rreth Brexitit. Evropa vazhdon”, ka thënë ai./Insajderi.com.