Juncker: Brexit është humbje kohe dhe energjie

Juncker: Brexit është humbje kohe dhe energjie

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha sot se Brexit ishte një “humbje kohe dhe energjie” dhe ishte i pakënaqur që ai nuk mund të përdorte mandatin e tij pesëvjeçar në një masë më të madhe për të përparuar Bashkimin në shërbim të qytetarëve.

Juncker u tha eurodeputetëve në Strasburg se ky institucion mund të aprovonte vetëm një marrëveshje të bërë me Londrën javën e kaluar pasi që dokumenti të marrë konfirmimin në Parlamentin britanik.

“Tani kemi nevojë të monitorojmë zhvillimet në Westminster shumë nga afër, por kjo nuk është e mundur, është e imagjinueshme që ky Parlament të ratifikojë marrëveshjen përpara se Westminster ta bëjë këtë. Së pari Londra, pastaj Brukseli dhe Strasburgu ”, tha Juncker.

Ai ka thënë se i vjen keq për vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE, e cila u vendos me një referendum para tre vjet e gjysmë.

Ndërsa, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u tha eurodeputetëve se ai po zhvillonte bisedime me kryeministrin britanik Boris Johnson për një kërkesë për të zgjatur afatin e Brexit pas 31 tetorit, si dhe me drejtuesit e 27 vendeve të Unionit, dhe do të marrë një vendim “në ditët në vijim”.

“Brexit pa marrëveshje nuk do të jetë kurrë vendimi ynë,” porositi Tusk.

InDoks | Milionerët

InDoks | Milionerët Kosova ka një klasë politike e të cilën të tillë e bëri lufta. Milionerë janë edhe ata që i ikën luftës. Edhe ata që silleshin korridoreve të Kremlinit kur u bë lufta.Milionerë janë edhe ata që ishin kundër luftës. Të tillë janë edhe ata që janë pro shtetit të Kosovës e edhe ata që janë kundër tij.Sa vlejnë pasuritë e tyre dhe si i fituan ato, këto përgjigje i mësoni në dokumentarin “Milionerët” me autor Visar Duriqi.Sonte në 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi.

Gepostet von InDoks am Sonntag, 16. Juni 2019

InDoks | Triumfi dhe rënia e Enver SekiraqësAfro një dekadë e gjysmë pas vrasjeës së policit Triumf RizaInDoksrikthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës sëEnver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonëse data e krimit do tëshpallte pavarësinë.Ky hulumtim i InDoks, me autor Visar Duriqi, jep shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës?

Gepostet von InDoks am Sonntag, 3. März 2019