Disa shefa të shteteve e mbanin të mos rrëzohet: “A ishte i dehur apo është në pyetje nervi shiatik?”

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker (63) është xhiruar të mërkurën se si mezi ecë dhe e humbë drejtpeshimin para gala darkës e cila u mbajt në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel.
Liderin e Bashkimit Evropian e ndihmonin, në mes tjerësh, presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, i Ukrainës Petro Porosenko, e edhe kryeministri holandez Mark Rutte, sepse në një moment Juncker filloi të luhatet rrezikshëm. Donald Trump ftohët kaloi afër tij.
Edhe pse shumica me vite flasin se lideri i EU ka probleme serioze me pije, dhe pas shpine e quajnë “Juncker dhe Drunker”, Juncker insiston se bëhet fjalë për probleme shëndetësore, gjegjësisht ka dhembje të nervit shiatik, për çka ndonjëherë nuk mund të lëvizë normalisht.
Megjithatë, pasi xhirimi filloi të shpërndahet nëpër rrjete sociale, shumë komentues filluan të pohojnë se Juncker vërtetë dukej i dehur./Insajderi.com.
https://twitter.com/twitter/statuses/1017453353767505920