Juncker: Tump nuk do të vendosë dogana shtesë për veturat evropiane

Presidenti në largim i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se është i bindur se presidenti amerikan Donald Trump ditëve të ardhshme nuk do të vendosë dogana të reja në import të veturave nga Evropa.

Juncker: Tump nuk do të vendosë dogana shtesë për veturat evropiane

“Trump do të kritikojë pak, por nuk do të ketë dogana shtesë në vetura”, ka thënë Juncker në një intervistë për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung.

Juncker ka përsëritur se Trump këtë nuk do ta bëjë dhe i ka thënë gazetarit se është duke folur me njeriun i cili “është plotësisht i njoftuar me gjëra”.

SHBA duhen që deri në mes të nëntorit të vendosin a do t’i rrisin doganat për vetura dhe pjesë rezervë të cilat vijnë nga BE. Në maj të këtij viti, Trump e ka shtyrë vendimin e tij për vendosjen e taksave shtesë doganore për gjashtë muaj, deri kah mesi i nëntorit.

Nëse ato vendosen, këto masa para se gjithash do t’i godasin prodhuesit gjerman siç janë Wolksvagen, BMW apo Daimler.

Ministri amerikan i tregtisë Wilbur Ross ka paralajmëruar më 03 nëntor se ndoshta SHBA nuk do të jenë të detyruar t’i vendosin taksa të reja doganore.

Ai ka thënë se kanë pasur bisedime të mira me “miqtë evropianë, japonezë dhe koreanë”, ku gjenden prodhuesit kryesorë të veturave./Insajderi.com.