Justin Bieber nuk do të bëjë kurrë tatuazhe në këtë pjesë të trupit

Justin Bieber nuk do të bëjë kurrë tatuazhe në këtë pjesë të trupit
Burimi i fotografisë: Joe Termini

Justin Bieber nuk do të bëjë tatuzhë në duart e tij, njofton Insajderi.

Këngëtari ka shumë të tilla, por ai këmbëngul se nuk do të bëjë tatuazhe në duar pasi dëshiron të jetë në gjendje të veshë një kostum dhe të mos ketë ndonjë tatuazh të dukshëm.

Duke folur për shfaqjen e SiriusXM, The Morning Mash Up, ai tha: “I premtova vetes nuk doja të bëja tatuazhe në dorën time. Dua të jem në gjendje të vesh një kostum dhe të mos vërehet asnjë tatuazh”.

Ndërkohë, Justin më parë kishte pranuar se nuk pendohet për asnjë nga tatuazhet e tij. /Insajderi.com