Justin Bieber heq dorë nga muzika

Justin Bieber heq dorë nga muzika

Justin Bieber po merr pak kohë jashtë botës së muzikës për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë.

Këngëtari ka rishikuar angazhimet në punë për të kaluar më shumë kohë me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin, shkruan “People”.

“Ai është i lumtur dhe i kënaqur,”-u shpreh burimi.”Justin ka rënë në dashuri me Hailey. Ajo e inkurajon të bëjë gjithçka që dëshiron dhe të zbulojë vetveten.”

24-vjeçari dhe supermodelja u martuan në një ceremoni sekrete në shtator dhe nuk hezitojnë aspak të tregojnë në çdo moment dashurinë për njëri-tjetrin.