Justin Bieber rrëfehet mbi betejën e tij me shëndetin mendor

Justin Bieber rrëfehet mbi betejën e tij me shëndetin mendor

Këngëtari, Justin Bieber zbulon se ka pasur mendime të vetëvrasjes dhe kishte kohë që mendonte se do vuante përgjithmonë dhe këtë e tha hapur për të gjithë botën në dokumentarin e tij të ri.

Krijuesi i shumë hiteve, e pranoi se kishte periudha kur përballej me dhimbjen konstante, dhe e kuptonte se duhej bërë diçka, njofton Insajderi.

Duke folur për dokumentarin e tij që jepet në Youtube, ai tha:

“Kishte periudha kur kisha me të vërtetë mendime vetëvrasëse. Pyesja veten nëse kjo dhimbje do të zhdukej ndonjëherë”.

“Ishte konstante, dhimbja ishte shumë konstante. Po vuaja. Dhe pastaj mendova, se nuk dua të ndihem kështu”.

Dhe tani që këngëtari e sheh veten në një vend më të mirë, ai dëshiron të ndihmojë të tjerët, po inkurajon edhe miqtë e tij që të flasin për mënyrën se si ndihen, sepse po të kishte bërë edhe ai të njëjtën aso kohë, nuk do të kishte kaluar, ato që ka kaluar.

Ai shtoi: “Dua të jem ai person dhe lider, që mund t’u thotë njerëzve: “Nuk ke pse të ndërtosh një mur para vetes. Nuk ke pse sillesh në një mënyrë të caktuar. Ai që ti je, mjafton”.

“Tani ndihem shumë në paqe, për të parën herë në jetën time… Do të inkurajoja njerëzit të flasin nëse ndjehen të vetmuar. Thuaje me zë të lartë. Kjo të çliron. E anashkalon dhimbjen”.

Pasi dokumentari u publikua të premten në Youtube, artisti hyri në rrjetet e tij sociale që t’u thotë ndjekësve të tij se ai është mirë më në fund. /Insajderi.com

Burimi: Daily Mail