Juve dhe United mendojnë shkëmbimin Ronaldo-Pogba

Juve dhe United mendojnë shkëmbimin Ronaldo-Pogba

Cristiano Ronaldo mund të nënshkruajë një rikthim bujshëm tek Manchester United, merkaton e verës, ku si pjesë e marrëveshjes të një shkëmbimi mund të përfshihet edhe francezi Paul Pogba. E ardhmja e portugezit tek Juventusi është ende e pasigurt, ku flitet për një largim të mundshëm, njofton Insajderi.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” përflitet se një shkëmbim mes Pogbasë dhe Ronaldos mund të arrihet ditët në vijim. Dy futbollistët mund të ribashkohen me ish-klubet e tyre ku edhe shkëlqyen.

Ronaldos do t’i duhet të ulë pagën e tij që është shumë e lartë për “Djajt e Kuq”, ndërkohë që United mund t’i kërkojë të tjera të ardhura Juventusit për kartonin e francezit. Ronaldo fiton 500 mijë paund në javë në Itali dhe është e sigurt që, ai do të duhej të pranojë një pagë më të ulët në mënyrë që të kalojë në “Old Trafford”. /Insajderi.com