Juventus befasohet nga Udinese – Shtyhet festa e titullit

Juventus befasohet nga Udinese – Shtyhet festa e titullit

Ekipi i Juventus u befasua nga Udiniese, duke u mposhtur me rezultat 2 me 1, kështu duke shtyrë festën e titullit për Juventus.

Ekipi nga Torino e filloi shumë mirë, kur mbrojtësi i De Ligt shënoi në minutën e 42’, duke kaluar Juventus-in në epërsi me të cilën ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve. Në pjesën e dytë, Udinese u kthye fuqishëm, fillimisht duke barazuar në minutën e 52’ dhe më pas duke përmbysur gjithçka në minutën e 92’ përmes Fofana, raporton Insajderi.

Juventus mbete me 80 pikë, 6 më shumë se sa Atalanta që është në pozitën e dytë, ndërsa me këtë fitore, Udinese ndjehet më sigurt nga lufta për mbijetesë./Insajderi.com.