Një gol në kohën shtesë i Gonzalo Higuain i ka siguruar një pikë, që më shumë se për statistika Juventusit i ka vlejtur për lavdi në derbin e qytetit ndaj Torinos.
![Juventus i falet Higuanit, del faqebardhë nga derbi [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/05/higi-730x440.jpg)
Gonzalo Higuain ia ka siguruar një pikë Juventusit ndaj Torinos duke shënuar golin e barazimit në fund të ndeshjes.
Derisa për Torinon shënoi anësori, Adem Ljajic në minutën e 52’. Ai realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Barazoi gjithçka Gonzalo Higuain në fund të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar 1:1.
Pas këtij barazimi, Juve shkon në kuotën e 85 pikëve, tetë më shumë se Napoli, derisa Torino gjendet në pozitën e nëntë me 50 pikë.