Juventus ka arritur marrëveshje me Giroud?

Juventus ka arritur marrëveshje me Giroud?

Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Olivier Giroudin, pas problemeve në sigurimin e transferimit të Luis Suarez dhe Edin Dzeko.

Sipas Di Marzio, Juventus ka ofruar një kontratë dyvjeçare, të vlefshme me 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa Chelsea i dëshiron 5 milionë euro për shitjen e Giroudit, transmeton Insajderi.

Francezi, i cili më vonë gjatë këtij muaji do të jetë 34-vjeçar, ka kontratë me klubin nga “Stamford Bridge” deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht se nuk ka qenë shumë i pranishëm në formacionin e londinezeve, ai ka arritur të shënojë 10 gola në 25 paraqitje me Chelsean edicionin e kaluar.

Ardhja e Timo Werner, e ka komplikuar edhe më situatën e Giroud tek Chelsea, prandaj opsioni i ofruar nga Juve, është një mundësi për të, marrë parasysh situatën në sulmin e ekipit Italian.

Suarezi deri më tani ka qenë zgjedhja primare për Juventusin, por atij i duhet të marrë pasaportë italiane.

Nga ana tjetër, për Gonzalo Higuainin thuhet se ai ka marrë rrugën për të nënshkruar me skuadrën e Inter Miamit në Ligën MLS./Insajderi.com.