Juventus ka kryer punë me Barcelonën, pritet vendimi futbollistit

Juventus ka kryer punë me Barcelonën, pritet vendimi  futbollistit

Klubi i madh italian Juventus ka rënë dakord me e Barcelonën për ta transferuar futbollistin Arthur për një shumë prej 80 milionë euro, shkruan Sky Sports, transmeton Insajderi.

Trajneri Maurizio Sarri dëshiron të ndërtoj mesfushën e skuadrës bardh e zi me Arthur, ashtu sic kishte bërë me Jorginho në Napoli dhe Chelsea.

Sky Sports shkruan se Juventus ka pranuar çmimin prej 80 milionë euro, dhe se tani pritet vetëm vendimi definitiv i futbollistit 23 vjeçar.

Megjithatë, mesfushori brazilian ka shprehur dëshirën të qëndroj në Camp Nou, madje ai luajti në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbao.

Juventus do tentoj ta bind me pagë më të mirë vjetore se sa e ka aktualisht në ekpin blaugran.

Sipas Sky Italia oferta është 5 milionë euro në vit.

Insajderi.com