Juventus mendon rikthimin e Pjaniç

Juventus mendon rikthimin e Pjaniç

Miralem Pjaniç u bashkua me Barcelonën në merkaton e verës së kaluar, por me paraqitjet e treguara ka zhgënjyer drejtuesit katalanas, të cilët tashmë e kanë nxjerrë në shitje boshnjakun. Pjaniç nuk ka shënuar asnjë gol apo asist, me Barcelonën, teksa është aktivizuar në 28 ndeshje, njofton Insajderi.

Largimi në verë duket i pashmangshëm, me drejtuesit spanjollë që tashmë e kanë vendosur. Nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi, që po mendon rikthimin e mesfushorit në Torino.

Sipas asaj që raporton “RAC1”, italianët për të bindur Barcelonën të lërë të lirë Pjaniçin, kanë ofruar në këmbim mesfushorin tjetër, Rodrigo Bentancur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë komunikime të tjera mes palëve dhe një marrëveshje nuk përjashtohet. /Insajderi.com