Juventus mendon transferimin e Demebele-s nga Barcelona

Juventus mendon transferimin e Demebele-s nga Barcelona

Situata e Osman Dembele-s po merr një kahje tjetër. Për një periudhë të shkurtër kohore, sulmuesi francez duhet të vendosë nëse do të rinovojë ose të lërë përfundimisht Barcelonën, ku ka një kontratë deri në vitin 2022, njofton Insajderi.

Sipas portalit katalanas “Sport”, shumë klube të ndryshme janë duke monitoruar nga pranë situatën e francezit, midis tyre dhe Juventusi, ku lojtari është ndjekur nga pranë muaj më parë.

Dembele me fanellën ‘blaugrana’ është aktivizuar në total në 18 sfida në të gjitha kompeticionet ku ka arritur të shënojë pesë gola. /Insajderi.com