Juventus mposht Genoa-n në ‘Marassi’

Juventus mposht Genoa-n në ‘Marassi’

Juventus ka shënuar fitore të mundimshme në transfertën e Genoa-s, ku kanë fituar me rezultat 3:1, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa katër goli prodhoi fraksioni i dytë i ndeshjes.

Së pari mysafirët kaloi në epërsi Paulo Dybala (57’), teksa barazuan nikoqirët me ish-juventinin Sturaro qe realizoi në minutën e 61-të ne ndeshje.

Në skenë doli portugezi Cristiano Ronaldo që realizoi dy gola nga pika e bardhë, për të siguruar fitoren e ekipit nga Torino.

Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e 78-të për 2:1, ndërsa golin e dytë personal në takim dhe të tretin për ekipin e tij, portugezi e shënoi një minutë para fundit.

Me këtë fitore, Juventus ngritët në vendin e katërt me 23 pikë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e parafundit në tabelë me gjashtë pikë. /Insajderi.com