Juventus mposht në “Cam Nou” Barcelonën, ‘ia vjedhë’ pozitën e parë në grup

Juventus mposht në “Cam Nou” Barcelonën, ‘ia vjedhë’ pozitën e parë në grup

Derbi i xhiros së fundit në grupet e Ligës së Kampionëve, është zhvilluar në grupin G, ku Barcelona ka pësuar humbje të pastër prej 3:0 nga Juventus, njofton Insajderi.

Dopietë në këtë takim shënoi ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të dyja hera nga pika e bardhë (13’-52’), ndërsa golin tjetër për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Mckennie (20’).

Juventus shënoi edhe një herë tjetër, mirëpo goli i Bonucci-t u anulua nga VAR, pasi mbrojtësi torinez ishte në pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Juventus kalon në renditje Barcelonën, mirëpo në ndeshjet e ndërsjella, Juventus ka fituar këtë sfidë 3:0, ndërsa Barcelona kishte fituar në Torino 2:0.

Kështu, në grupin kryeson Juventus me 15 pikë, po aq sa ka Barcelona në vendin e dytë, ndërsa Dynamo Kyiv renditet e treta me katër pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. /Insajderi.com