Juventus mposht Spal-in në kupë, në gjysmëfinale e pret Inter

Juventus mposht Spal-in në kupë, në gjysmëfinale e pret Inter

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0 ekipin e Spal-it, ku luan portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, njofton Insajderi.

Bardhezinjtë e nisën furishëm që në fillim ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 16-të, ku Morata shënoi nga penalltia e fituar nga Rabiot.

Në minutën e 33-të, ishte Frabotta, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone e mposhti Berishën për të shënuar të dytin për Juventusin.

Pjesa e dytë përsëri foli për Juventusin, që realizoi edhe dy herë të tjera me Kulusevskin në minutën e 78’-të dhe Chiesa në minutën e 94-të. Juventusi kalon kështu në gjysmëfinale të Kupës, ku do të përballen me Interin, që eliminoi Milanin. /Insajderi.com