Juventus nis bisedimet me Sassuolon për Locatellin

Juventus nis bisedimet me Sassuolon për Locatellin

Juventus ka hapur bisedimet me Sassuolon në lidhje me transferimin e mesfushorit, Manuel Locatelli, transmeton Insajderi.

Bianconerët kanë qenë admirues të 23-vjeçarit për disa kohë, derisa “Goal.com” ka konfirmuar se javën e kaluar është përgatitur një ofertë prej 30 milion euro plus Radu Dragusin për të transferuar atë.

Me një qasje zyrtare të bërë, bisedimet në lidhje me transferimin e italianit kanë filluar të mërkurën.

Locatelli ka zhvillua një sezon të mirë me Sassuolon, derisa ai po shkëlqen edhe me Italinë në EURO 2020./insajderi.com