Juventus pas sulmuesit Polak

Juventus pas sulmuesit Polak

Juventus, është vënë pas sulmuesit Polak të Napoli-it, Arkadiusz Milik.

Bisedimet në mes të dy klubeve kanë filluar dhe në tavolinë janë hedhur emra të lojtarëve për shkëmbim të mundshëm. Juventus ka ofruar Romero’n, alternativë kjo e hedhur poshtë nga ekipi napolitan, të cilët kërkojnë emra të tjerë, deklaron gazetari i njohur nga Italia, Romeo Agresti, Raporton Insajderi.

Juventus pritet që në ditët në vazhdim, të ofrojë emra si Luca Pellegrini e Bernardeschi, me shpresë që Napoli do të bindet për shkëmbim.

Sulmi i Juventus, udhëhiqet nga Ronaldo e Higuain, por siç duket, drejtuesit e Juves e duan një alternativë të tretë për sulmin e tyre./Insajderi.com