Juventus përfiton mbi 32 milionë euro nga kalimi i grupeve të Ligës së Kampionëve

Juventus përfiton mbi 32 milionë euro nga kalimi i grupeve të Ligës së Kampionëve

Për të shtatin sezon radhazi, Juventusi kualifikohet në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Italisë nuk zhgënjejnë kurrë në vitet e fundit dhe janë shndërruar një nga ekipet më të mira në kontinent në Champions, njofton Insajderi.

Kualifikimi në Champions ka shërbyer gjithmonë edhe për të mbushur arkat dhe deri tani “Zonja” ka arritur të arkëtojë 32.9 milionë euro, nga 1.95 miliardë që ka vënë në dispozicion UEFA për Champions-in.

Juventusi ka marrë 15,3 milionë për prezencën, 8.1 për tri fitoret e arritura deri në këto momente dhe në lojë ka miliona të tjerë (2 ndeshje, ku fitorja vlerësohet 2,7 milionë dhe barazimi 900 mijë euro). “Bardhezinjtë” gjithashtu kanë arritur të arkëtojnë 9.5 për kualifikimin në raundin e ardhshëm të këtij kompeticioni. /Insajderi.com