Juventus publikon mbi 100 milionë euro humbje nga COVID-19

Juventus publikon mbi 100 milionë euro humbje nga COVID-19

Kriza nga pandemia COVID-19 ka kapluar edhe futbollin europian, duke lëkundur gjendjen financiare edhe të klubeve më të mëdha në kontinentin e vjetër, njofton Insajderi.

Kampionët e Italisë, Juventus ka publikuar raportin për gjashtë mujorin e fundit, ku vërehet një humbje prej 113.7 milionë euro në total.

E një pjesë të rëndësishme në këtë shifër e zënë humbjet e ardhura nga Coronavirusi, të cilat shkojnë në 50 milionë euro.

Mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit ka hapur jo pak probleme për ‘bardhezinjtë’, të cilët duhet ta vuajnë këtë pjesë deri në fund të sezonit, pasi hapja e dyerve të stadiumeve duket ende larg. /Insajderi.com