Juventus rikuperon Chiesa-n dhe McKennie para sfidës me Inter-in

Juventus rikuperon Chiesa-n dhe McKennie para sfidës me Inter-in

Federico Chiesa dhe Weston McKennie kanë kryer dje stërvitjen e plotë nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo, duke treguar se problemet që kishin vuajtur kundër Sassuolos në kampionat janë lënë pas krahëve, njofton Insajderi.

Kjo bën që Juventusi t’i ketë në gatishmëri dy titullarët e padiskutueshëm të mesfushës për ndeshjen me Interin, ndërsa Ramsey, Bentancur, Rabiot dhe Arthur do të jenë në balotazh për dy fanellat e tjera të disponueshme dhe për të ndihmuar sa më shumë dyshen e sulmit, e cila do të përbëhet nga Ronaldo dhe Morata.

Ndërkohë, në repartin e mbrojtjes, tre nga katër emrat janë gjithashtu të sigurt: Bonucci në qendër dhe Frabotta e Danilo nga krahët. I vetmi balotazh është ai mes Demiral dhe Chielinit, duke qenë se De Ligt është ende i infektuar me COVID. Ndërkohë, duke mbetur te tema e Coronavirusit, sot është dita e tamponëve për dy amerikano-jugorët Alex Sandro dhe Juan Cuadrado. Mbrojtësi brazilian dhe anësori i djathtë kolumbian shpresojnë që të kenë kaluar virusin dhe të ulen në stol për sfidën me Interin. /Insajderi.com