Juventus të interesuar për sulmuesin e Manchester City

Juventus të interesuar për sulmuesin e Manchester City

Juventus po kërkon të përforcojë repartin ofanziv gjatë afati kalimtar, derisa raportohet se janë të interesuar për sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus, transmeton Insajderi.

“Calciomercato” raporton se “Bianconerët” dhe trajneri i tyre, Max Allegri besojnë se Gabriel Jesus do të sillta diçka ndryshe në skuadër, duke u bashkuar me Cristiano Ronaldon, Paulo Dybalan e Alvaro Moratan.

24-vjeçari mund të luaj si sulmues qëndrorë, por nuk e ka problem të luaj as në dy krahët e sulmit.

Ai është zgjedhja e parë e Cityt për sezonin e ardhshëm, derisa i është vënë çmimi prej 60 deri 65 milion euro.

Jesus shënoi 14 gola dhe dhuroi katër asistime në 43 ndeshje për skuadrën angleze gjatë edicionit të kaluar./Insajderi.com