Juventus transferon talentin 20 vjeçar nga Marseille

Juventus transferon talentin 20 vjeçar nga Marseille

Tashmë është zyrtare, Juventusi ka kompletuar transferimin e lojtarit Marley Ake.

Sulmuesi, 20 vjeçar do të aktivizohet në fillim tek skuadra e Juventus U-23 dhe më pas do të vëzhgohet nga Andrea Pirlo nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur edhe në ekipin e parë.

Ake transferohet nga Marseille tek ‘bardhezinjtë’ me formulën e blerjes përfundimtare.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi nga Torino me anë të një komunikate zyrtare në faqen e saj zyrtare.

Vlen të theksohet se në Francë konsiderohej një nga talentet më premtues, dhe është aktivizuar në total me klubin marsejez në 13 sfida midis tyre në Ligue 1 dhe Champions. /Insajderi.com