Juventus vs Lazio – formacionet zyrtare

Juventus vs Lazio – formacionet zyrtare

Do të startojë nga ora 20:45, sfida Juventus-Lazio e vlefshme për javën e 26-të në Serie A, njofton Insajderi.

Juventusi vjen në këtë sfidë pas fitores në mesjavë ndaj Spezias me rezultatin 3-0 dhe dëshiron të ketë vazhdimësi për t’i treguar skuadrave milaneze të cilat janë në dy vendet e para që ‘bardhezinjtë’ janë ende në luftë për fitimin e titullit kampion.

‘Bardhezinjtë’ vijnë me mungesa të shumta në këtë takim me mungesën e Dybalas, Chiellinit, Bentancur dhe Arthur të gjithë me probleme muskulore.

Lazio vjen në këtë ndeshje pas humbjes në mesjavë nga Bologna me rezultatin 2-0 dhe skuadra kryeqytetase pavarësisht momentit jo të mirë, dëshiron një fitore për të qenë një konkurente për zonën Champions. Tek kampi lacial është rikthyer dhe Thomas Strakosha i cili lë pas dëmtimin që e kishte vuajtur prej kohësh dhe pritet të ulet në pankinë.

FORMACIONET ZYRTARE –

JUVENTUS – (4-4-2): Szczesnyi; Cuadrado, Demiral, Danilo, Alex Sandro; Bernardeschi, Ramsey, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Morata. Trajner: Andrea Pirlo.

LAZIO – (3-5-2): Reina; Marusic, Hoedt, Acerbi; Luliç, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto, Fares; Correa, Immobile. Trajner: Simone Inzaghi. /Insajderi.com