Juventusi afër mesfushorit të Genoas

Juventusi afër mesfushorit të Genoas

Juventus është vënë pas mesfushorit të Geonas, Tomas Rincon, i cili është duke u ndjekur edhe nga Roma.

Mesfushori venezuelian ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë stinor me skuadrën gjenoveze, dhe ka rënë në sy të disa skuadrave të mëdha në Itali, njofton Insajderi.

Siç shkruan sot Tuttomercatoweb, ish-futbollisti i Hamburgut pritet të largohet në muajin janar nga Genoa, me destinacion Juventusin.

Juventus është në kërkim të një mesfushori defanziv prej kohësh. Bardhezinjtë janë afër transferimit edhe të mesfushorit belg të Zenit St. Petersburgut, Axel Witsel. /Insajderi.com