Ka krijuar kufi të rremë për t’i mashtruar migrantët

Në Rusi është arrestuar një burrë i cili kishte vendosur shenjat e rreme të kufirit në një rrugë malore, në mënyrë që t’i mashtrojë katër migrantë që të kujtojnë se kanë hyrë në Finlandë.

Ka krijuar kufi të rremë për t’i mashtruar migrantët

Pasi kanë arritur deri te shenjat, kontrabandisti i kishte lënë grupin e migrantëve me prejardhje aziatike që vet ta vazhdojnë rrugën më tutje, duke menduar se gjenden në vendin e Bashkimit Evropian, edhe pse në të vërtetë ata gjendeshin në malin Viborg të Rusisë, transmeton BBC.

Pas një kohe, grupi takon kufitarët e vërtetë, të cilët iu kanë treguar se ende gjenden në Rusi.

Kontrabandisti ka marrë prej tyre më shumë se 10.000 euro për person.

Gjykata në Shën Petersburg i dënoi migrantët me gjobë dhe urdhëroi dëbimin e tyre, derisa për kontrabandistin ende nuk e ka caktuar dënimin./Insajderi.com.