çrregullim bipolar

Ka ndërprerë medikamentet – Kanye West në prag të një krize psikike

Ka ndërprerë medikamentet – Kanye West në prag të një krize psikike

Kanye West është në pragun e një episodi serioz bipolar, dhe ata rreth tij janë të shqetësuar se ka ndikuar në vendimmarrjen e tij dhe disa nga gjërat që ai tha gjatë javës së fundit shkruan ekskluzivisht TMZ, transmeton Insajderi.

Ai po vuan një periudhë serioze me çrregullimin e tij bipolar, që ndodh zakonisht një herë në vit – dhe burime për TMZ thonë që Kanye po kalon nëpër një tani.

Siç është bërë e ditur, reperi njoftoi se ai po kandidon për president përmes Twitter gjatë fundjavës, dhe gjithashtu bëri një intervistë me Forbes –  e cila mori kritika, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim të ashpër.

Burimet thonë se familja e tij dhe ata që janë afër tij janë të shqetësuar, por ata besojnë se gjërat do të stabilizohen si në të kaluarën. Problemi këtu, është thënë se deklaratat e Kanye po shkaktojnë probleme.

Sigurisht, episodi i dukshëm bipolar i Kanye nuk e ka ndaluar atë të mbledhë mbështetje të fushatës presidenciale si Elon Musk.

Të tjerët janë shumë më skeptikë, dhe ai skepticizëm ka të ngjarë të rritet pas intervistës së gjerë të Kanye me Forbes … në të cilën ai kritikoi Trump dhe Biden, zbuloi se ai po kandidon si pjesë e një partie të re të quajtur “Ditëlindja”, pohoi se ai kishte COVID-19, mbështet lëvizjen anti vaksinë dhe foli shumë për Zotin.

Në tetor të vitit 2018 kur Kanye erdhi në “TMZ Live”  tha se nuk po merrte ilaçet e tij bipolare. Ai gjithashtu kishte deklaruar më parë se nuk merr ilaçet e tij sepse e ngulfat krijimtarinë e tij. /Insajderi.com