Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Turqisë

Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Turqisë

Mesut Yilmaz, ish-kryeministri turk ka vdekur në moshën 73 vjeçare gjatë trajtimit për kancer të mushkërive.

Yilmaz kishte qenë ministër i jashtëm në vitet e 80-ta dhe ishte përzgjedhur për tre herë me radhë kryeministër gjatë viteve 1990.

Gjatë mandatit të tij të fundit ai shkaktoi përçarje të madhe me shtetin e Sirisë.

Mandatet e Yilmazit kanë mbuluar koalicione të paqëndrueshme, skandale politike dhe konflikte në rritje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Yilmaz ishte udhëheqës i partisë Anap (Mëmëdheu) përpara se të pësonte humbje të madhe në zgjedhjet e vitit 2002, kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit fitoi pushtetin./Insajderi.com