Ka ndërruar jetë ish-përzgjedhësi i Argjentinës Alehandro Sabella

Ka ndërruar jetë ish-përzgjedhësi i Argjentinës Alehandro Sabella

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare ish-trajneri i Argjentinës Alehandro Sabella. Ish-nënkampioni i botës me përfaqësuesen “bardhekaltër” në vitin 2014, vdiq ditën e sotme (të martën), njofton Insajderi.

Mediat argjentinasse raportojnë se gjendja shëndetësore e Sabellës u përkeqësua shumë ditën e shtunë dhe për fat të keq nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

Sabella u shtrua në spital në 25 nëntor, ditën kur vdiq ikona e futbollit botëror dhe Argjentinës Diego Armando Maradona. Sipas raportimeve nga vendi i tij, Sabella ishte infektuar me një virus brenda në spital gjatë kohës që kurohej nga problemet në zemër.

Në Argjentinë, Sabella njihet për sukseset me Estudiantes në vitin 2009 duke fituar Kupën Libertadores, ndërsa çoi Argjentinën për herë të parë në finale të një Kupe Bote pas 24 vitesh, por u mposht nga Gjermania 0-1 në Brazil me golin e Mario Goetzes. /Insajderi.com