Ka nisur gjysmëmaratona “Prishtina 2019”

Ka nisur gjysmëmaratona “Prishtina 2019”

Në fillim të kësaj gare shihet një interesim i madh i pjesëmarrësve si nga brenda Kosovës, ashtu edhe nga jashtë shtetit.

Para fillimit të kësaj maratone është mbajtur një minimaratonë për fëmijët të cilët kanë vrapuar diku rreth 2 kilometra.

Kjo është maratona e 19 me radhë e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës se bashku me komunën e Prishtinës.

Shtegu i Maratonës do të jetë si vijon: Nisja bëhet nga teatri kombëtar, rruga Nëna Tereza, semaforët kryesor, rruga për Fushë Kosovë, prej Fushë Kosovës, në drejtim të Obiliqit, pastaj garuesit dalin në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë vazhdojnë deri tek rrethi dhe prapë kthehen në cak para Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë që në këtë maratonë si shumë herë të tjera mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga gruaja e tij.

Përpos kryeministrit këtë maratonë e kanë nderuar edhe shumë pjesëtarë të FSK-së si dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.