Ka nisur takimi mes Thaçit e Mogherinit – Haradinaj nuk shihet askund

Ka nisur takimi mes Thaçit e Mogherinit – Haradinaj nuk shihet askund

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli në këto momente kanë hyrë në takim me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Në këtë takim duke hyrë nuk është parë kryeministri, Haradinaj.

Takimi zhvillohet në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në takim me Mogherinin para delegacionit të Kosovës, ka qenë delegacioni i Serbisë me në krye Aleksandër Vuçiqin.

Së fundmi, kryeministrit, Ramush Haradinaj kishte pasur momente të përplasjeve me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, krejt kjo për shkak të taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe idesë për korrigjim të kufijve./Insajderi.com