Ka një arsye se pse Arbana Osmani nuk postoi foto sa ishte shtatzënë

Ka një arsye se pse Arbana Osmani nuk postoi foto sa ishte shtatzënë
Burimi i fotografisë: Instagram @ArbanaOsmani

Në tetor të vitit që lamë pas, moderatorja shumë e dashur Arbana Osmani mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin, Eduart Grishaj.

Arbana solli në jetë një djalë, duke e bërë Jonin me një vëlla më të vogël. Vogëlushit ia lanë emrin Diell, njofton Insajderi.

Lajmi se ajo ishte shtatzënë u përfol gjatë në media, deri në momentin që ajo e konfirmoi lajmin e ëmbël. Mirëpo gjatë gjithë shtatzënisë, ajo zgjodhi të tregohej shumë diskrete me postimet e saj dhe nuk pamë asnjëherë fotografi të sajën me barkun e rrumbullakosur.

Kjo duhet t’i ketë bërë shumë përshtypje ndjekësve të saj që vazhdimisht e pyesnin se nëse ajo urrën fotografitë kur është shtatzënë – por kjo është larg nga arsyeja që ajo zbuloi së fundmi.

“Nuk më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, iu përgjigj Arbana ndjekëses së saj. /Insajderi.com